Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, sërish në formacionin e yjeve të Kroacisë

Ardian Ismajli, edhe pse në fillim të sezonit ka pasur probleme dhe hapësirat për të kanë qenë të pakta, së fundmi është vlerësuar për paraqitjen e tij dhe është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Kroaci.

Ismajli, aktualisht 22-vjeç është bërë pjesë edhe e Kombëtares kuqezi të trajnerit Panuçi dhe duket se po kalon një formë mjaft të mirë, e madje në ndeshjet e fundit është parë shumë herë në fushë si titullarë, por edhe një nga më të spikaturit në fushën e blertë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi i Hajduk Splitit përfshihet mes “yjeve” për të katërtën herë këtë sezon, shkruan vipsport. Formacioni më i mirë i Telesport.hr i referohet të dhënave të grumbulluara nga “Instat Sports” dhe Ismajli është nga më të spikaturit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?