FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbrojtësi siguron Milanin, gati për supersfidën me Juventusin

Davide Calabria ka siguruar tifozët e Milanit se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse vijon të qëndrojë në spital, për të kryer kontrollet e nevojshme.

Mbrojtësi anësor i Milanit u përplas dhunshëm me futbollistin e Chievos, Massimo Gobbi, dhe përfundoi në barrela, ku më pas u transportua menjëherë për në spital, me ambulancë.

Jam mirë dhe shumë shpejt do të jem në dispozicion të Montellës. Për momentin po kryej vetëm disa kontrolle, përpara se t’i bashkohem skuadrës në stërvitje. Ju falënderoj për mesazhet e shumta që më keni dërguar”, shkroi Calabria në llogarinë e tij, në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi synon të jetë i gatshëm për Montellën, në sfidën e të shtunës në mbrëmje, ndaj skuadrës së Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?