Mbrojtja e Barcelonës, ndër më të mirat e të gjitha kohërave
Ekipi i Ernesto Valverde është i pamposhtur në La Liga dhe vija e mbrojtjes është një pjesë e rëndësishme e suksesit të tij. Barcelona kurrë nuk kanë qenë më mirë në këtë fazë …
Barcelona e këtij sezoni është ndërtuar mbi baza të forta. Pas 27 javëve të La Liga, blaugranët kanë pësuar vetëm 13 gola deri tani, statistikat e tyre më të mirë ndonjëherë në këtë fazë.
Të shtunën e kaluar, fitorja e rëndësishme e 1-0 ndaj Atleticos në Camp Nou ishte shembulli më i fundit se si Barca mund të mbrohet. Katalanasit fituan falë goditjes së dënimit të ekzekutuar nga Lionel Messi.
Fituesit e tripletës së kupave të Luis Enrique në 2014-15 gjithashtu pësuan gol vetëm 21 herë në garën e tyre për titullin dhe skuadra e Valverde mund ta përmirësojë këtë rekord.
Ish trajneri i Athletic Club ka shtrënguar gjërat në mesfushë në një formacion 4-4-2 që e ka bërë Barcën më pak spektakolare në sulm, por më efektiv si një njësi. Këtë sezonin e kaluar, katalanasit pësuan 23 herë në La Liga, 10 më shumë se tani.
Gerard Pique dhe Samuel Umtiti kanë formuar një partneritet fantastik, ndërsa Jordi Alba ka rizbuluar formën e tij më të mirë pas kohës me Luis Enrique dhe Sergi Roberto ka marrë lavde të larta këtë javë nga Lionel Messi, i cili e përshkroi atë si ” një ndër mbrojtësat më të mirë në botë “.
KOHA JONË SONDAZH

