Mbyllen hetimet: Astori u vra nga dy mjekë!

Dalin në dritë fakte të reja rreth vdekjes së ish-kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Sipas prokurorisë së Firences, gisht në ndarjen nga jeta të mbrojtësit kanë dy mjekët e Institutit të Mjekësisë Sportive, Francesco Stagno dhe Giorgio Galanti. Konsulentët mjekësor të institutin “Aouc” akuzohen për ”shkeljen e protokollit” dhe neglizhencë pasi nuk kanë vërejtur problemet në zemër të futbollistit Astori.

Në hetimet e kryera për të zbuluar shkaqet që sollën vdekjen e Davide Astori del në dritë një raport mjekësor ku kishte shfaqur parregullsi kardiake që në vitin 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asokohe, mjekët jo vetëm që nuk sugjeruan hetime të mëtejshme për kurimin e tij, por nuk i vendosën rezultatet në certifikatë duke abuzuar me të dhënat e mbrojtësit të Fiorentinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Astori vdiq në moshën 31 vjeçare në një hotel të Udinese, pak orë para ndeshjes së Seria A mes Fiorentinës dhe bardhezinjve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?