Më 7 korrik skadon klauzola e Lautaros, Barcelona ende asnjë lëvizje

Më 7 korrik është data e skadencës së klauzolës së zgjidhjes së kontratës së Lautaro Martinez, teksa Barcelona deri tani nuk ka bërë asnjë lëvizje zyrtare. Kjo sa për të konfirmuar se klubi blaugrana, edhe pse i interesuar për argjentinasin, nuk ka ndërmend të derdhë në arkat e Interit 111 milionë euro të nevojshme për të siguruar sulmuesin.

Për të qenë më të saktë Barcelona nuk ka mbi të gjitha disponibilitetin financiar për ta bërë. Nga Katalonja këmbëngulin mbi faktin se “dead-line” në fjalë nuk do të ndryshojë planet e nuk prish bindjen e klubit se mund të blejë numrin 10 të Interit në merkaton e gushtit.

Inter sipas tyre mund të ulë pretendimet dhe të pranojë një ofertë jo më të madhe se 70 milionë plus kartonin e Junior Firpo. Në realitet nga “Appiano” filtrojnë informacione të tjera. Inter nuk është i interesuar për anësorin e ri blaugrana është se nuk ka ndërmend të bëjë zbritje për një lojtar si Lautaro të cilin vazhdon ta konsiderojë qendror për projektin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?