FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Më të kontestuarit e Superligës, ja sa paguhen arbitrat në kampionatin shqiptar

Javët, edicionet, vitet kalojnë dhe ndoshta përgjithmonë ata do të jenë të kontestuar, aq më shumë në kampionatit shqiptar. Po flasim për arbitrat të cilët janë të përfolurit për afera korruptive dhe përfshirje në çdo lloj ambienti të kontestueshëm. Ndoshta në disa raste janë edhe të paragjykuar, por profesioni i tyre e pranon disi.

Por sa paguhen gjyqtarët në kampionatin shqiptar? Ka diferenca mes arbitrave të Superligës dhe atyre të Kategorisë së Parë. Në Superligë gjyqtari kryesor paguhet me 40 milek të reja, anësorët me 25, dhe arbitri i katërt me 15 mijë lek.

Në Kategorinë e Parë gjyqtari kryesor paguhet 30 mijë lek, anësori 17 dhe arbitri i katërt 10 mijë lek. Sa i takon mënyrës së marrjes së rrogës ajo ëshbëhet njëherë në muaj, ndërsa për ata që kanë një ndeshje në muaj, pagesa bëhet pasi të akumulojnë disa takime, në mënyrë që pagesa të jetë e plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?