Mediat italiane elozhe për Gjimshitin: Muri “zvicerano-shqiptar” i Gasperinit

Berat Gjimshiti është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te skuadra e Atalantës. Portali ‘bergamopost.it” nuk i kursen vlerësimet për mbrojtësin e kombëtares sonë duke e cilësuar si një mur “zvicerano-shqiptar”.

“Kur Gasperini zgjodhi që të luante nga fillimi në ndeshjet e para të sezonit, duke zhvilluar ndeshje të mira. Në verën e fundit dukej si një futbollist i ezauruar, i mjaftë për të punuar më qetësi, dhe për të lënë në hije yje si Icardi dhe Cristiano Ronaldo.

Në ndeshjen e kampionatit ndaj Juventusit, shënon një autogol që kur e shikon në TV të bën të qeshësh, por profesionalizmi dhe shpirti i garës kanë bërë që të kalojë situatën e vështirë. Ndaj Juventusit në Kupën e Italisë, e kemi parë në mbrojtje sikur kishte kohë që luante me Toloin dhe Palominon, kanë bërë që të harrohet Mancini, i cili konsiderohet njeriu i merkato së zikaltërve”, shkruhet në shkrimin e portalit italian. /R. Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?