FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat italiane zbulojnë planin se si Juventus mund të rrëmbejë Salah

Mohamed Salah sezonin e ardhshëm mund ta shohim me fanellën e Juventusit. Fillimisht, Sky News Arabia raportoi se Juventus ishte gati të paguante 200 milionë euro për egjiptianin. Mediat në Itali kanë shpërthyer faqet e para të gazetave me një formulë tjetër se si mund të mbërrij “Faraoni” në Torino.

Juventus do të tentojë të hyjë në bisedime me Liverpool me një ofertë të përgjithshme prej 200 milionë euro për të marrë sulmuesin e “The Reds”, por në këtë mes do të përfshihet kartoni i Paulo Dybala. Argjentinasi nuk ndihet më i lumtur në Torino, prezenca e tij si titullar në fushë nuk është më e sigurt, prandaj “La Joya” do preferonte një ekip ku të ishte lider.

Për këtë drejtuesit e Juves do të përdorin atë për të marrë Salah, edhe për faktin e thjeshtë se Liverpool nuk mund të largojë një yll vetëm për para. Mediat kanë shtruar hipotezën se Juventus do të paguajë menjëherë 50 milionë euro dhe më pas do bëhet shkëmbimi i lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto shifra lë të kuptohet se kartoni i Dybala vlerësohet 150 milionë euro nga kampionët e Italisë, duke mos i hequr asnjë qindarkë nga vlera 200 milionë e Salah. Një operacion i bujshëm i cili duket i vështirë për t’u realizuar, por Juventus ka treguar se asgjë nuk është e pamundur në merkato.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?