Mediat në Angli: Hysaj perfekt për skemat e Solskjaer

Elseid Hysaj pas prezantimit të shkëlqyer në fitoren e fundit 4-0 ndaj Parmës, mbrojtësi i kombëtares sonë është rikthyer në ditët më të mira te skuadra italiane. Futbollisti shkodran dhuroi një super asist në golin e parë të shënuar nga Zielinski me një veprim mjeshtëror në hyrje të zonës.

Faqja “lastwordonfootball.com” i ka kushtuar një artikull Hysajt, duke e sponsorizuar për Manchester United. Vlerësimi më i madh për shqiptarit mbetet mënyra e vendosjes së tij gjatë duelit me kundërshtarin, ndërsa komenti shkon deri aty, aq sa i sugjerohet trajnerit Solsjkaer si një përforcim të duhur, nëse kërkon titullin kampion gjatë sezonit të ardhshëm.

“Manchester United ka nevojë për një mbrojtës të djathtë më përvojë, nëse do titullin kampion për sezonin e ardhshëm. Një lojtar të tillë që mund ta marrë, është Hysaj i Napolit. Në kohën e Sarrit ishte i padiskutueshëm, por jo me Ancelottin. Ai siguron shkathtësinë me veprimet e tij dhe pozicionimin e duhur, duke parashikuar mirë çdo situatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ka shumë shpejtësi në krahë. Hysajt mban gjithmonë pozicionin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ka aftësinë për të luftuar ndaj kundërshtarit. Pak a shumë me karakteristika si Roy Keane”, shkruhet në artikull. Mbrojtësi i kombëtares sonë cilësohet ideal për skemat e trajnerit Solskjaer, i cili ka pasur jo pak probleme gjatë këtij sezoni në repartin e mbrojtjes. Valencia nuk garanton shumë cilësi në lojën defensive, edhe pse në sulm është shumë potent. United duhet të shpenzojë një shifër më të lart se 20 milionë euro për Hysajn, gjithmonë nëse Napoli do të pranojë për ta shitur. Djajtë e Kuq mund të jenë të favorizuar nëse marrim parasysh faktin se Sarri rrezikon që të shkarkohet në fund të këtij sezoni nga Chelsea, ndaj dhe opsioni për transferimin në Londër, mund të hidhet poshtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?