FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat në Angli: Mourinho rikthen interesimin për Hysajn

Elseid Hysaj prej kohësh është në listën e largimeve te skuadra e Napolit, por me ardhjen e Gennaro Gattusos duket s edhe roli i tij në ekip ka ndryshuar. Sipas asaj që raporton së fundmi “Tuttosport”, tashmë ai është i pashitshëm për klubin napolitan.

Gjithsesi kjo nuk e ka ndalur Jose Mourinhon për të bërë tentativa të reja për ta marrë në Londër. Faqja “Football London” shkruan se shkodrani shihet si futbollisti perfekt për të zëvendësuar Trippier, i cili u largua në verë dhe ka aftësi të shkëlqyera në fazën mbrojtëse.

Napoli mund të heqë dorë nga Hysaj për një shifër që e kalon 20 milionë euro, por nuk ka ende një ofertë zyrtare. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?