Mediat spanjolle: Hysaj mbrojtësi perfekt për Atleticon e Madridit
Maurizio Sarri është më pranë marrjes së drejtimit të Juventusit, duke sjellë zhvillime të rëndësishme edhe në merkato. Një nga të besuarit e ish-strategut të Napolit, është edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Elseid Hysaj, i cili në fakt pëlqehet shumë nga Atletico Madrid.
Deklarata e bërë së fundmi nga agjenti i shkodranit, Mario Giufreddi hapin rrugën për nj transferim të mundshëm te kampionët e Italisë, por “Los Colchoneros” nuk kanë ndërmend që të dorëzohen. Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, futbollisti shqiptar është një nga objektivat kryesor të Simeones në mbrojtje.
Mësohet se oferta e parë prej 20 milionë eurosh është refuzuar nga skuadra e Napolit, që kërkon të paktën 40 milionë euro, por në ditët në vijim palët mund të kenë tolerime dhe mund të gjejnë edhe gjuhën e përbashkët. Spanja mund të jetë destinacioni i duhur për Hysajn, që ka vuajtur shumë në sezonin e fundit me Carlo Ancelottin. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

