Megi Doçi shënon super gol në Champions League, kundër Realit (VIDEO)
Megi Doçi i ka realizuar një gol spektakolar Realit të Madridit në ndeshjen e vlefshme për grupet e Champions League.
Pas vetëm 5 minutash loje, vajzat e Vllaznisë kaluan në avantazh në Spanjë pas një goditje dënimi të realizuar nga Doçi.
Gjithsesi, gëzimi i vajzave shkodrane nuk zgjati shumë, pasi Reali shënoi tre gola të shpejtë duke përmbysur rezultatin.
Ky ishte goli i parë për Vllazninë në Champions League, aty ku kanë pësuar 26 gola deri tani.
KOHA JONË SONDAZH

