Mema: Fitorja në Kupë na ka dhënë shumë besim dhe ekuilibër

Ardian Mema kërkon vazhdimësi rezultatesh pas fitores në Kupën e Shqipërisë ndaj Flamrtarit. Trajneri i Tiranës beson se bardheblutë do të marrin më të mirën ndaj Kamzës në sfidën që do të luhet ditën e nesërme.

“Është një ekip që e kam vlerësuar goxha, sepse ka lojtarë shumë të mirë në përbërje. Ka një ekuilibër si ekip dhe është e vështirë për ta fituar ndeshjen, aq më tepër me ndryshimet që kanë bërë në stafin drejtues. E kemi përgatitur ndeshjen mirë dhe luajmë në fushën tonë. Fitorja ndaj Flamurtarit ka sjellë një atmosferë tjetër në klub. Mendoj që do të jetë ndeshje e bukur dhe mund të kemi një rezultat në favorin tonë.

Pak a shumë janë të njëjtët futbollistë si ndaj Flamurtarit. Çdo ndeshje ka specifikën e vet. Kupa kërkon të kesh rezultat të mirë dhe më pas ta administrosh, ndërsa kampionati është vetëm me një ndeshje. Mendoj që lojtarët kanë luajtur mirë dhe kemi ekuilibër brenda ekipit. Për këtë arsye do të jenë të njëjtët lojtarë. Gjithsesi, çdo gjë do e tregoj fusha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Merkato? Unë e kam thënë dhe më përpara, vazhdojnë bisedimet me lojtarët për të arritur akordin. Nuk është se do të sjellin ndonjë ndryshim shumë të madh një ose dy lojtar që do t’i afrohen ekipit, pasi grupi është më i rëndësishëm se individi në kushtet që është Tirana. Duhet të shkojnë paralelisht gjërat, grupi duhet të mbahet ai që është. Edhe pse përforcimet do të sillnin risi dhe mund ta bënin më të fortë”, deklaroi trajneri Mema.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?