Mema: Lojtarët më befasuan, te Tirana s’di të gjuajë asnjë penallti

Tirana mori sot një fitore shumë të rëndësishme 3-1 ndaj Laçit, por ende nuk ka siguruar mbijetesën në Superiore. Trajneri Ardian Mema nuk e fshehu se mbeti i befasuar nga loja e ekipit të tij.

“Këto javë kemi qenë shumë të stresuar dhe ka qenë shumë e vështirë të qetësonim ekipin, por u befasova me lojën e tyre. Kjo, Tirana që kam në mendje? Tirana ka pasur oshilacione gjatë gjithë kohës për shkak të situatës në renditje.

“Nëse do të ishte një situatë tjetër, do të luanim më mirë. Penalltitë e gabuara? I kam thënë presidentit se në ekipin tonë nuk di asnjëri të gjuajë penallti. Ndoshta, problemi është psikologjik. Unë i kam stërvitur mirë për penalltitë, por lojtarët u kthehen veseve të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Në fillim duhet të përfundoj sezonin me Tiranën, por duhet të kem një projekt shumë të mirë nëse do të vazhdoj dhe kjo nuk mund të negociohet”, ka thënë Mema.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?