Mema: Ndeshje delikate ndaj Kastriotit, ja çfarë më bezdis në Krujë

Tirana nesër në orën 14:00 do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit. Trajneri Ardian Mema ka preferuar të flasë për gazetarët nga fusha e stërvitjes mesditën e sotme, jo nga zyrat e klubit, në konferencën për shtyp.

“Ndaj Kastriotit është një ndeshje delikate, sepse po e fituam, ngjitemi më shumë në klasifikim. Pra, suksesi nesër na bën të shohim pjesën sipër të renditjes, jo më atë poshtë. Për këtë rëndësi kam folur edhe me lojtarët. Mora vesh dje që ndeshja do të luhet në Fushë-Krujë. Nuk më bezdis ky fakt, por cilësia e fushës aty. Sidoqoftë, do të jetë e njëjtë për të dyja skuadrat. Çdokush duhet të përgatitet për kushtet jo të favorshme. Problemi im është vetëm cilësia e fushës, jo stadiumi. FSHF ka bërë mirë, sepse atje është një komunitet që e do shumë futbollin.

Kundërshtari? Kastrioti lufton shumë, bën presion. E kam studiuar dhe kam në konsideratë pjesën mbrojtëse të krutanëve, që lufton shumë. Ne kemi marrë masat tona dhe duam ta kalojmë me sukses këtë transfertë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni? Kobina nuk do të jetë, sepse ka dëmtuar gjurin. Shpresojmë të jetë në ndeshjet e ardhshme. Sentamu mund të jetë i grumbulluar për nesër. I kam bërë testet fizike javën e kaluar dhe tregoi se është stërvitur mirë. E shoh në gjendje ta përballojë lojën”, deklaroi Mema.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?