Mema paralajmëron ekipin: Luftëtari i fortë, i druhem euforisë

Ardian Mema ka paralajmëruar skuadrën e tij në prag të ndeshjes ndaj Luftëtarit. Trajneri i bardhebluve i trembet euforisë që vjen si rrjedhojë e disa rezultateve pozitive radhazi dhe për këtë arsye Mema kërkoi që skuadra e tij të japë maksimumin në fushë pasi bëhet fjalë për një ndeshje shumë delikate dhe shumë të vështirë.

“Gjatë javës kam folur me lojtarët. Kemi bërë mbledhje të shkurtra, sepse nuk doja që ekipi të kishte eufori pas ndeshjes me Kukësin. E kam konsideruar si një derbi, pasi duhet të fitojmë dhe të shkëputemi nga ajo zonë, që si të thuash na ka munduar shumë.

Megjithatë kam parë ndeshjen e Luftëtarit me Flamurtarin dhe mendoj se është një ekip i fortë, me ekuilibër. Luajnë futboll të mirë. Ndeshja e nesërme ka problematikat e veta. Mendoj se do jetë shumë e fortë. Do fitojë ekipi që do jetë më i përqendruar dhe që do këmbëngulë më shumë në sulm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam dashur të mos i vë lojtarët në presion. Duhet të vazhdojmë me lojërat dhe nëse ndodh kështu, do kemi rezultate pozitive. Gjithsesi pa i vënë shumë në presion. Janë skuadër me ekuilibër dhe ngjeshën prapa. Këto skuadra nuk të lënë të luash me topin. Ekipi ynë ka treguar se lart luan mirë dhe krijon mundësi. Gjatë lojës do flasim edhe me lojtarët për mënyrën se si do të interpretohet loja”, deklaroi Mema.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?