Memushaj s’e bën dramë: Luajtëm kundër kampionëve të Botës
Sporti E Diel, 17 Nëntor 2019 22:55
Ledjan Memushaj e nisi ndeshjen e sotme nga stoli ndaj Francës. Mesfushori vlonjat i cilësoi si pozitive eliminatoret.
“Ishte një ndeshjen e vështirë. Luanim kundër kampionëve të botës. Mund të bënim më shumë. Pjesën e dytë bëmë diçka më mirë. Ishte atmosferë e bukur. Kishim dëshirë të bënim ndeshje të mirë. Nuk kemi bërë keq në eliminatore. Kemi luajtur bukur me Turqinë dhe Islandën. Ishin eliminatore pozitive”, u shpreh Memushaj.
KOHA JONË SONDAZH

