Menjëherë pas shkarkimit të Luis Enrique, Spanja ka një trajner të ri zyrtarisht
Luis de la Fuente është trajneri i ri i Spanjës.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit përmes një komunikate për media. 61-vjeçari De La Fuente, fitoi Kampionatin Evropian me ekipin U19 në 2015, medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare me ekipin U18 në vitin 2018, Kampionatin Evropian me U21 në vitin 2019 dhe medaljen e argjendtë në Tokio në vitin 2020.
Debutimi i tij do të zhvillohet në mars me ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. Trajneri i ri do të prezantohet të hënën në orën 12:30.
KOHA JONË SONDAZH

