FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mërgjyshi: Fitimi i Superkupës do të ishte një ogur i mirë për sezonin e ri

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi do të nisë sezonin e ri me finalen e Superkupës së Shqipërisë. Trajneri që zëvendësoi Besnik Prengën, pas angazhimit të bardhezinjve në Europa League, u rikthye në stolin e një skuadre elitare pas një pauze të gjatë dhe arsyet lidhen me projektin dhe filozofinë e klubit.

“Këtu në Laç ka vite që kanë një skuadër aktorë dhe faktorë në Superligë. Klubi bazohet te djemtë e rinj, të cilët duan të promovohen. Trofeu është në derë, duhet ta luajmë një 90-minutësh. Skuadra ka shumë ndryshime nga sezoni i kaluar, ashtu si edhe kundërshtari. Nuk mund të hysh në një garë apo në një ndeshje për trofe po nuk besove. Vetë grupi e ka këtë frymë të mbartur nga më përpara”, deklaroi Mërgjyshi për Super Sport.

Trajneri i kurbinasve nuk preferon të flasë përpara kohe për objektivat sezonal.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është për ta falënderuar presidentin, sepse nuk është nga ata që të vendosin në trysni pa sistemuar ekipin. Deri ku do të shkojmë do ta shohim rrugës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?