Merkel: Respektoj vendimin e Ozilit për tërheqjen nga kombëtarja

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se respektonte vendimin e futbollistit gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil për tërheqjen nga ekipi kombëtar i Gjermanisë.

”Respektoj vendimin e Ozilit”, tha sot Ulrike Demmer, zëdhënëse e kancelares Merkel.

”Mesut Ozil është një futbollist që i ka dhënë shumë ekipit tonë kombëtar”, theksoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë në rrjetet sociale sociale, Mesut Ozil njoftoi se i kishte dhënë fund karrierës së tij në ekipin kombëtar të Gjermanisë, ku që nga viti 2009 ai ka veshur fanellën e saj për 92 herë, duke shënuar 23 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Teksa ndjehem se kam qenë i ekspozuar ndaj racizmit dhe mosrespektimit, nuk mund ta përfaqësoj më Gjermaninë në nivel ndërkombëtar. Fanellën e Gjermanisë e kam veshur me krenari dhe ngazëllim, por tashmë nuk ndjej të njëjtat gjëra”, shkruan Ozil.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?