FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesfushori i Juventusit nuk gjen “paqe”, dëmtohet sërish

Nuk kanë fund problemet në mesfushë për skuadrën e Juvntusit. Pas operimit të Khedira, i cili do të mungojë 3 muaj, së fundmi infermierisë i është shtuar edhe Aaron Ramsey. Mesfushori uellsian nuk është grumbulluar për ndeshjen kundër Lazios në fundjavë. Ai ka një mbingarkesë në muskujt e këmbës së majtë dhe nuk dihet se sa do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushave të lojës.

 

Uellsian ka patur vazhdimisht shqetësime në muskuj gjatë karrierës së tij dhe frika në Torino është e madhe. Italianët kanë dalë me një deklaratë zyrtare dhe kanë komunikuar se lojtari nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri për ndeshjen e radhës në Serie A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ramsey u afrua në merkaton e verës te Juventusi me parametra zero, por nuk ka arritur që të aktivizohet në vazhdimësi edhe për shkak të problemeve të shumta fizike, njëlloj si te topçinjtë në sezonet e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?