Mesfushori i Romës e thotë troç: Ka shumë homoseksualë në futboll

Futbollistët dhe femrat e bukura janë një kombinim që të vjen ndërmend sapo përmendet ky sport i mrekullueshëm dhe këtë e ka vërtetuar edhe mesfushori i Romës.

Radja Nainggolan, nga radhët e verdhe-kuqve është rrëfyer pa doreza në emisionin “Gert Late Night”, teksa ka folur për raportin e tij me fermat dhe qasjen ndaj homoseksualitetit në futboll.

Nainggolan nuk u grumbullua në kombëtaren e Belgjikës për Botërorin e këtij viti, por kjo nuk e ka penguar që të jetë në qendër të vëmendjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori i Romës është shprehur: Femrat më duan dhe shpesh ma përplasin në fytyrë gatishmërinë e tyre. Është e vështirë t’i refuzosh. Unë e di që jam i martuar dhe nuk po them se jam engjëll. E vetmja gjë me rëndësi është që asgjë nuk duhet të bëhet publike dhe të merret vesh nga të gjithë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa për gay-t në futboll, Nainggolan tha: Ka shumë homoseksualë në botën e futbollit, por nuk e tregojnë sepse kanë turp. Në këtë botë do të ishe i mbaruar sepse futbolli njihet për lidhjen mes meshkujve dhe femrave të bukura.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?