Mesfushori shqiptar rinovon me Barcelonën, klubi i vendos një klauzolë të majme

Mesfushori shqiptar Labinot Kabashi, ka nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën, e cila do ta lidhë me klubin bluagrana deri në 30 qershor të vitit 2021. Sipas mediave spanjolle, në kontratë përfshihet edhe opsioni i zgjatjes me 3 vite të tjera.

Aktualisht Kabashi është pjesë e akademisë së Barcelonës dhe klubi i ka vënë një klauzolë largimi 40 milion euro. Mesfushori u bashkua me Barcelonën kur ishte vetëm 10 vjeç, pas transferimit nga Gimnastic de Manresa.

Shqiptari ka kaluar në disa kategori të akademisë së klubit. Debutimin Kabashi e bëri sezonin e kaluar, në kompeticionin europian për të rinjtë. Ai është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar trë Kosovës, që prej moshës 16-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori shqiptar tha pas rinovimit:

Swiss Digital Mobile Reklama
Dua ta falënderoj Barcelonën për besimin që e ka pasur te unë, përkundër lëndimeve që i kam pasur gjatë vjetëve të fundit. Klubi ka qenë gjithmonë përkrah meje dhe unë dua t’i kthehem punës dhe futbollit me shumë vetëbesim”, tha Kabashi, i cili do të operohet gjatë ditëve të ardhshme për një problem që e ka pasur tash e një kohë të gjatë në gjurin e tij të majtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?