Mesi mund të mungojë sonte ndaj Italisë, ka lodhje muskulore
Argjentina rrezikon të luajë pa Lionel Mesin në miqësoren e luksit që do të luajë sonte kundër Italisë.Sipas asaj që raporton e përditshmja ‘Ole’ sulmuesi i Barcelonës ka shfaqur disa shenja lodhjeje muskulore, gjë që mund të shtyjë trajnerin Sampaoli që të evitojë ndonjë rrezik të mundshëm, duke e lënë jashtë formacionit për ndeshjen që do të luhet sot në mbrëmje.
Në rast se Mesi nuk do të jetë në fushë, me shumë gjasa trajneri Sampaoli mund të aktivizojë që nga minuta e para ish-mesfushorin e Interit, Ever Banega.
KOHA JONË SONDAZH

