FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi braktis i pari Argjentinën një ditë pas eliminimit ndaj Francës

Kombëtarja e Argjentinës do të braktis nesër grumbullimin në Rusi pas eliminimit ndaj Francës. Gjithsesi kapiteni i “Albicelesteve”, Leo Messi ka vendosur të largohet një ditë më herët. Sot në mesditë, Messi është parë të largohet së bashku me familjen e tij nga hoteli ku skuadra amerikano-latine po qëndron, në Bronnitsy, një ditë pas eliminimit nga Francë në 1/8 e Botërorit.

Pas humbjes, Messi kishte shkuar fillimisht në hotelin ku ndodhej familja e tij. Por sot në mëngjes shkoi në qendrën stërvitore të kombëtares, ku mësohet se është përshëndetur me skuadrën.

Të njëjtën gjë mësohet se do të bëjnë edhe disa lojtarë të tjerë të kombëtares së Argjentinës, si Caballero, Ansaldi, Rojo, Banega, Mascherano, Higuain, Mercado, Salvio, Otamendi dhe Aguero, lojtarë që më së shumti luajnë në Europë dhe kanë një destinacion ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës, që do të rikthehet në vendlindje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?