Messi gjobitet dhe skualifikohet pas sherrit me Gary Medel

Leo Messi do të humbasë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Botërorit 2022 me Argjentinën që e fillon fushatën e eliminatoreve në mars. Ky është vendimi i qeverisës së futbollit amerikano jugor Conmbebol, që përveç pezullimit me një ndeshje, e dënoi argjentinasin edhe me një gjobë prej 1500 dollarësh.

 

Messi kishte marrë karton të kuq gjatë ndeshjes së Kupës së Amerikës të Argjentinës me Kilin, e fituar 2-1 nga “Albiceleste” dhe që u luajt në 6 korrik. Numri 10 u përjashtua në minutën e 37-të pas një grindjeje me kilianin Gary Medel që gjithashtu u ndëshkua më Karton të kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i Conmebol nuk përmend akuzat e Messit kundër organizuesve të Kupës së Amerikës në lidhje me të cilat është e mundur që të ketë një tjetër procedim disiplinor. Ylli i Argjentinës deklaroi se kishte korrupsion në turneun që duhej të fitohej nga Brazili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?