FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi: Ju tregoj sekretin e goditjeve të dënimit!

Leo Messi ka folur për kanalin zyrtar të La Ligas, duke komentuar rekordin e golave, ndërkohë që ka zbuluar edhe sekretin e goditjeve dënimit.

“Tani përqendrohem më shumë në lojë se te goli. Të jesh golashënuesi më i mirë në këtë kampionat, është një gjë e veçantë. Unë mendoj se është një nga rekordet më të bukura që kam.

Sekreti i goditjeve të lira? Në fillim kam studiuar shumë video të lojtarëve të njohur në ekzekutimin e goditjeve standarte. I shikoja përsëri e përsëri, veçanërisht në gjuajtjet e lira, për të parë nëse goditësi lëviz përpara, si e hedh hapin, si reagon barrikada përpara, si kapërcehet pengesa etj. etj. E vërteta është se edhe tani i studioj goditjet e dënimit pak a shumë si dikur”, deklaroi Messi. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?