Messi mbledh miqtë në festë para ndërrimit të viteve (VIDEO)
Lionel Messi e ka festuar para kohe Vitin e Ri për disa orë. Ylli i Paris Saint Germain ka mbledhur miqtë e tij dhe disa kampionë bote për t’i dhënë fund në mënyrën më të mirë të mundshme një 2022-shi si në ëndrra.
Bashkë me familjen e kapitenit të Argjentinës ishin edhe Di María dhe Paredes, si dhe kolegë të tjerë futbollistë. Festa është shënuar padyshim nga fitorja e fundit në Botëror, por ka një detaj që nuk u ka shpëtuar ndjekësve të Leo Messit.
Festa përfundoi me një tortë të madhe mbi të cilën ishin paraqitur tre kupat e botës të fituara nga Argjentina, me datën e sukseseve botërore.
AMO que Los Palmeras llevaron un alfajor santafesino gigante a la fiesta de Messi y Di María lo cortó para degustar. El gestito de Leo 😌😌😌 pic.twitter.com/RnlieXQwY9
— ⭐⭐⭐ (@_leilape) December 30, 2022
KOHA JONË SONDAZH

