Messi: S’e di nëse do të jem në Botërorin e vitit 2026, ja prapaskena me foton me trofeun
Në një intervistë të gjatë të dhënë për gazetën “Ole”, Lionel Messi ka folur për mundësinë që ai të luajë në Botërorin e vitit 2026.
“Jam 36 vjeç dhe më duket e vështirë që të jem në Botërorin e ardhshëm. E dua futbollin dhe derisa të ndihem në formë, do të vazhdoj të argëtohem. Nuk mund të mendoj për Botërorin e ardhshëm. Do vijoj përpara, të shohim se sa do të zgjasë karriera ime.
Lutjet në penalltinë e fundit? Thuhet se po flisja më nënën time apo me Maradona-n, por nuk është kështu, thjesht po i lutesha zotit që të shënonim te penalltia e fundit, të mos zgjatej më shumë agonia.
Takimi me Mbappe në Paris? Folëm shkurtimisht për mënyrën se si u festa në Argjentinë, asgjë më shumë. Edhe unë kam humbur një finale Botërori, e di se çfarë do të thotë, kështu që e kuptoj dhe nuk dua ta zgjas më shumë këtë argument. Mes meje dhe tij çdo gjë shkon shumë mirë.
Foto me Kupën? Arritëm në hotel në orët e para të mëngjesit, De Paul dhe Otamendi më dëgjuan që shkova në tualet dhe erdhën në dhomë duke më bërë foto, Kupa ishte me mua atë natë. Festimet? Njerëzit e përjetuan në maksimum këtë sukses, jo vetëm pas finales, festuan me ditë të tëra. Të shihje imazhet e tyre ishte diçka spektakolare”, deklaroi Messi.
KOHA JONË SONDAZH

