Messi shpërthen pas eliminimit nga Brazili: Arbitrat na masakruan, pse nuk e panë VAR-in?

Lionel Messi ka akuzuar hapur gjyqtarët e ndeshjes ndaj Brazilit se kanë favorizuar hapur ekipin kundërshtarë. Gabriel Jesus dhe Roberto Firminho shënuan dy golat për Selecaon, duke siguruar një vend për në finalen e madhe. Pas ndeshjes ylli i Albicelestëve, Lionel Messi ka akuzuar  rëndë arbitrin Roddy Zambrano si shkaktar të humbjes  dhe për mospërdorimin e “Video Assistant Referee” në dy raste.

 

“Ata nuk ishin më të mirë se ne. Na befasuan shumë në fillim, ndërkohë që në pjesën e dytë përfituan nga një penallti që nuk na e dha arbitri. Gjykimi i ndeshje ishte i çmendur. Kishte penallti të qarta në rastin e Otamendit dhe Agueros. Gjykimi favorizoi vendësit dhe kjo ndodhi gjatë gjithë ndeshjes. Sapo shikonin kontaktin e parë, gjyqtarët vendosnin në favorin e tyre. Ky lloj i tmerrshëm gjykimi na largoi nga loja jonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e kuptoj pse nuk iu referuan VAR-it në rastet e dyshimta, kjo është e pabesueshme. Gjatë gjithë turneut arbitrat kanë vërshëllyer për faulla idiotë, penallti idiote dhe faulle absurde. Gjithsesi sot ata refuzuan që ta përdornin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpresoj që Conmebol të bëjë diçka, megjithëse unë nuk mendoj se do të ndodhë ndonjë gjë, sepse Brazili merret me gjithçka, është shumë e komplikuar. Është një grup që tregoi se dashuron kombëtaren. Kjo skuadër ka të ardhme dhe ka një bazë të mirë për të ecur përpara. I duhet dhënë kohë. Këta djem bënë një sakrificë të madhe, meritojnë respekt”, u shpreh Messi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?