Meunier “përjashton” trajnerin: Shumë gjëra do ndryshojnë te PSG!
Unai Emri do të largohet nga PSG në fund të sezonit. Lajmin e ka konfirmuar mbrojtësi i djathtë, Tomas Meunier, i cili është shprehur se strategu i njohur do të largohet në fund të këtij sezoni.
“Pres që të merret një vendim, pasi shumë gjëra te PSG do të ndryshojnë, duke përfshirë edhe trajnerin”. Një deklaratë e guximshme, e cila vjen në një moment delikat për ekipin francez. Meunier ka folur edhe për të ardhmen e tij. Nuk jam 18, por 26-vjeçar, tashmë kam treguar se çfarë mund të bëjë. Ndoshta vitin e ardhshëm do të kem më shumë minuta. Nuk kam presion sepse jam mësuar tashmë në PSG”, u shpreh mbrojtësi. Vendin e Thomas Meunier e ka zënë Dani Alves, por mbrojtësi shpreson se do të ndryshojë gjithçka me ardhjen e trajnerit të ri.
KOHA JONË SONDAZH

