Michelin drejt rikthimit në Formula 1

Sa i përket industrisë gomave të makinave, me Pirelli që mund të largohet, Formulës 1 mund t’i rikthehet një emër i njohur si Michelin. Për të fundit, marka franceze ishte pjesë e Formula 1 në vitin 2006, por vendosi më pas të largohej në shenjë revolte nga vendimi për të patur një furnizues të vetëm për të gjitha skuadrat. Për disa sezone, kompania japoneze Bridgestone vazhdoi mbretërimin krejt e vetme për t’ia pasuar më pas fronin italianëve të Pirellit, të cilët kanë një kontratë deri në 2016-ën.

Për zhvillimin e tenderit është ende herët, por Michelin ka dhënë sinjale të qarta se është gati për një rikthim në Formula 1. Qëndrimin e kompanisë franceze e konfirmoi drejtuesi i saj Pascal Couasnon, por duke vendosur paraprakisht disa kushte. Sipas tij, Formula 1 duhet të ndryshojë rregulloren teknike dhe gomat nuk duhen parë thjesht si një element për të shtuar spektaklin. Couasnon tha se Michelin do t’i prezantojë zyrtarisht propozimet që ka dhe më pas i takon bosit të kampionatit Bernie Ecclestone dhe FIA-s që të vendosin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?