FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mido humbet 37 kg dhe kërkon të jetë në Kupën e Botës me Egjiptin

Ish-futbollisti i Ajaksit, Mido, ka befasuar të gjithë me propozimin e tij që të thirret me kombëtaren e Egjiptit për Botërorin që do të nisë më 14 qershor. Një nga yjet e parë egjiptianë që shkëlqeu në Evropë ka humbur 37 kg dhe tani kërkon një vend në skuadrën e vendit të tij.

“Zoti Kuper, e di që jeni të dëshpëruar për një sulmues që të mbajë topin gjatë kundërsulmeve. Unë kam shënuar një gol në çdo dy ndeshje me Egjiptin, kështu që ju garantoj gol në tre ndeshjet e grupit të Botërorit.

Faleminderit të gjithëve atyre që më kanë kritikuar dhe më kanë tallur për peshën time trupore. Më ndryshuat jetën, më bëtë që të ndryshoj stilin e jetesës. Tani kujdesem për shëndetin tim”, shkroi 35-vjeçari në rrjetet sociale, pasi postoi një foto të tij të dobësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?