Mihajloviç shpërthen ndaj ekipit: Nuk jeni burra, tani e mbrapa do e shihni…
Pas humbjes së thellë të Torinos, 3-0 ndaj Fiorentinës, Sinisa Mihajloviç është shfaqur shumë i acaruar me skuadrën e tij. Trajneri serb ka nxjerrë të gjithë mllefin në konferencën për shtyp, teksa ka paralajmëruar rregulla të forta për skuadrën.
“Mendoja se kisha të bëja me burra, por qenkam gabuar. Tani është koha t’i them stop demokracisë në ekip dhe gjërat të bëhen ashtu siç dua unë. Nëse do kem akoma kohë, sigurisht që do të shikoni një tjetër ekip, duke filluar që nga java tjetër”, tha i acaruar Mihajloviç.
Serbi rrezikon edhe shkarkimin nga drejtimi i Torinos, ku ka marrë vetëm 13 pikë në 10 javët e para duke realizuar një fillim sezonin shumë të dobët të Serisë A.
KOHA JONË SONDAZH

