Mikel Canka: Me forcat e saj, Lushnja rikthehet në Superiore

Lushnja me fitoren e fundit 4-2 në Sarandë, ndaj Butrintit, dy javë para se të mbyllet gara në Kategorinë e Parë, ka hedhur një hap të sigurtë drejt Kategorisë Superiore. E shkëputur tre pikë nga vendi i dytë i grupit B në këtë kategori, Bylis i Ballshit, Lushnjës i duhet të administrojë epërsinë e pikëve që ka krijuar për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar pas vetëm një viti. Sulmuesi Mikel Canka me katër golat e shënuar ndaj Butrintit në ndeshjen e fundit, apo edhe me golat që ai ka shënuar vazhdimisht gjatë këtij sezoni, është kthyer në protagonistin kryesor të ekipit të drejtuar nga Artan Bano. Në një intervistë për “Koha Jonë” Canka shprehet i bindur se përballja e fundit direkte me ekipin rival të Bylis, që do të luhet në Lushnjë, nuk do të ndryshojë asgjë nuk klasifikim dhe se skuadra e tij ka nisur të mendojë që tani për në një kategori më lart. Canka zbulon gjithashtu se e ardhmja e tij mbetet për t’u diskutuar me Lushnjën, në mbyllje të këtij sezoni:      

Pas fitores së fundit në Sarandë, a është tani Lushnja më e sigurtë për t’u rikthyer në kategorinë superiore?

Besoj se shanset për në Superligë Lushnja i ka në këto momente. Mund të them se jemi me një këmbë në Superligë për arsye se luajmë me dy rezultate, për barazimin dhe fitoren, ndërsa rivali ynë i vetëm Bylisit, i duhet vetëm fitorja. Por në stadiumin tonë është e vështirë të merren 3- pikët nga kundërshtari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër golat e fitores 4-2, u shënuan nga ana juaj ndaj Butrintit në ndeshjen e fundit. Kujt ia dedikoni golat?

Swiss Digital Mobile Reklama

Të katër golat e shënuar ia dedikoj stafit teknik dhe tifozërisë lushnjare. Dhe sigurisht, familjes sime.

Fitorja e fundit ju mban tre pikë para Bylis, ndërkohë që kanë mbetur dhe 2 javë deri në mbylljen e kampionatit. A mendoni se ndeshja direkte mund të jetë vendimtare?

Është patjetër një ndeshje vendimtare. Por ne do të fokusohemi të marrin rezultatet e duhura që të mbrojmë vendin e parë, që mbajmë në grupin B.

Javët e fundit ka pasur reagime për aleanca si nga Lushnja ashtu edhe nga Bylis. Si do t’i përgjigjeshit fitoreve të Lushnjes ndaj Sopotit dhe së fundmi ndaj Butrintit?

Është e kotë të diskutoj për këto gjëra sepse Lushnja nuk ka pasur asnjë aleancë deri sot dhe kështu do të qëndroj deri në fund. Ia kemi dalë me forcat tona.

Ku qëndron suksesi i Lushnjës që pas një sezoni në kategorinë e parë është drejt rikthimit në Kategorinë Superiore?

Suksesi i ekipit tonë vjen pasi Lushnja ka ruajtur të njëjtin grup futbollistësh që ka pasur një vit më parë kur ka qenë në Kategorinë Superiore.

Ju personalisht pas këtij sezoni, do t’i përgjigjeni ndonjë oferte tjetër të mundshme?

Të mbaroj me suksese këtë punë që kemi vazhduar, pasi është shpejt për të folur për ofertat.

Pavarësisht nëse Lushnja ngjitet apo jo një kategori më lartë, do të vazhdoni të jeni pjesë e skuadrës së Lushnjës?

Të shoh se ç’do të ndodhë deri në fund të kampionatit. Tani është akoma shpejt për të vendosur.

Për ta mbyllur, cilat janë synimet tuaja më tej në karrierën e mbetur?

Synimet e mia janë të vazhdoj të shënoj akoma gola dhe të pretendoj për më lart .

Intervistoi: Sidorela Lepuri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?