Milan-Torino shkon në shtesë, Calhanoglu shpëton Milanin në fund (VIDEO)

Është mbyllur 2-2 koha e rregullt mes Milanit dhe Torinos në çerekfinalen e Kupës së Italisë, teksa sfida tashmë do të shkojë në shtesë. Ndeshja nisi mjaft mirë për skuadrën e Piolit që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12-të me Bonaventurën që shfrytëzoi më së miri një pasim perfekt nga Rebic.

Kundërpërgjigja e Torinos nuk do të vononte, teksa në minutën e 34-t, Bremen rikuperon një top fantastik në zonën e tij dhe më pas me një kundërsulm të shpejt bën sulmuesin, duke shënuar golin e barazimit.

Braziliani nuk do të ndalej me kaq, teksa në minutën e 71-të shënoi edhe golin e dytë me kokë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Milani arriti që të barazonte në minutën e 90-të me Calhanoglu, që lëshoi një goditje të fortë nga distanca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?