Milani akord total me Zaniolon, pritet vetëm miratimi i presidentit

Milani është shumë pranë transferimit të sulmuesit italian, Nicolo Zaniolo. Sipas “Sportmediaset”, sulmuesi 23-vjeçar është i vendosur për ta vazhduar karrierën e tij në Milano.

Tashmë Paolo Maldini, është në pritje të miratimit përfundimtar nga pronari i klubit kuqezi, Gerry Cardinale Marrëveshja mes Milanit dhe Romës, pritet të jetë për një shifër totale prej 25 milionë euro.

Kërkesa e verdhekuqëve, fillimisht ishte me vlerë prej 35 milionë euro për të lënë të lirë Zaniolon, por mesa duket duhet të kënaqet me ofertën e Milanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditët e fundit në merkato për sulmuesin italian ka qenë dhe Tottenham Hotspur, por pa asnjë ofertë zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?