Milani fiton me vuajtje ndaj Salernitanës, i afrohet Napolit (VIDEO)
Milani e rinis me një fitore Seria A, duke marrë një sukses të vështirë 2-1 në fushën e Salernitanës. Në fakt skuadra e Piolit e nisi mjaft mirë duke shënuar dy gola të shpejtë.
Në minutën e 10-të, Leao merr një top të bukur nga Tonali, kalon portierin dhe më pas me portën e boshatisur e dërgon sferën në rrjetë. 5 minuta më pas Tonali do të realizonte dhe golin e dytë me një goditje të saktë në hyrje të zonës.
Kuqezinjtë kishin shumë mundësi për të dyfishuar shifrat, por portieri Ochoa ishte në një ditë fantastike tek Salernitana. 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, vendasit rihapën ndeshjen falë një goli të shënuar nga Bonazzoli. Gjithsesi Milani do të mbrohej mirë deri në fund duke marrë 3 pikë me shumë vlerë që i mbajnë në vendin e dytë me 36 pikë, 5 më pak se Napoli. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

