Milani fiton pastër ndaj Atalantës dhe blindon vendin në zonën Champions (VIDEO)
Milani ka arritur një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Atalantës, duke blinduar pozitat e saj në zonën Champions. Në duelin e javë së 24-t, kuqezinjtë ishin më dominues duke dalë me pikë të plota.
Në minutën e 25-të Theo Hernandez dhuron spektakël me një goditje shumë të bukur nga distanca. Topi u përplas në shtyllë dhe më pas portieri Musso e devijoi në tentativë për ta larguar, në portën e tij.
Në fundin e ndeshjes, Messias do të dyfishonte shifrat pas një kundërsulmi të shpejt. Për t’u përmendur është dhe rikthimi në fushë për disa minuta i Ibrahimovic. Milani me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 47 pikë, po aq sa Interi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

