Milani gjen pasuesin e Gattusos, zbulohet paga dhe kontrata e tij

Simeone Inzaghi me shumë mundësi do të jetë trajneri më i ri i Milanit. Trajneri i Lazio është zgjedhja e parë e gazdis dhe Paolo Maldinit për sezonin e ri, pas shkarkimit të Gennaro Gattusos.

Firma me trajnerin e bardhekaltërve nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi ky i fundit të firmosë me Milanin duhet që më parë të lirohet nga kontrata që ka me Lazion dhe duke patur parasysh problemet që mund t’i krijojë presidenti Claudio Lottito palët po veprojnë me qetësi.

Inzaghi pëlqehet edhe nga Juventusi por nuk është zgjedhja e parë e Andrea Agnellit dhe për këtë arsye trajneri që fitoi me Kupën e Italisë me Lazion në këtë sezon nuk mund ta refuzojë Milanin. Inzaghi do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me kuqezinjtë me një pagë prej 2,5 milionë eurosh në sezon

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse do të dështojë pista inzaghi, atëherë Maldini ka si alternativë, Marco Giampaolo, por për të duhet të fitojë konkurrencën me skuadrën e Romës dhe të binde Sampdorian për ta lënë të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?