Milani ka mbyllur transferimin e Reinës, akord 3-vjeçar
Pepe Reina mund të cilësohet si një futbollist i Milanit. Portieri spanjoll pas tri viteve në “San Paolo” do të transferohet me parametra zero te kuqezinjtë. Milani ka informuar të kaltrit për qëllimin për të vendosur nën kontratë portierin, me këtë të fundit që do të nënshkruajë një marrëveshje 3-vjeçare, e cila do të skadojë më 30 qershor 2021.
Në pritje për të marrë vesh se cila do të jetë e ardhmja e Gigio Donarumës, nëse do të qëndrojë në “San Siro” apo jo sezonin e ardhshëm, në shtëpinë e kuqezinjve nisën menjëherë të mendojnë për një zëvendësues të mundshëm të tij.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, skuadra milaneze i ka ofruar një akord 3-vjeçar me 3 milionë euro neto në sezon. Ofertë kjo që Reina e ka pranuar me kohë.
KOHA JONË SONDAZH

