Milani kërkon të transferojë futbollistin maroken të Chelsea-t

Milani po bëhet gati për pjesën e dytë të sezonit, teksa synon që të mbrojë titullin kampion. Skuadra kuqezi po mendon dhe për merkaton, ku nja nga emrat më të përfolur në muajt e fundit është Hakim Zyiech.

Dëshira që Milani ta ketë në skuadër sulmuesin maroken tashmë nuk është më nje sekret dhe në janar do të rifillojë një tjetër “sulm” në drejtim të Chelsea për t’i rrëmbyer lojtarin.

Megjithatë, janë dy çështje brenda klubit që po e mbajnë pezull këtë tratativë. E para është rinovimi i Rafael Leao i cili ende nuk ka arritur një marrëveshje me kuqezinjtë. Nga ana tjetër, te Milani duhet të sistemojnë Saelemaekers dhe Messias.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?