Milani më në fund gjen mesfushorin për trajnerin Giampaolo

Milani ka jo pak vështirësi financiare për shkak të Fair Play-it Financiar. Kuqezinjtë janë të kufizuar në zgjedhje në merkato, ndaj po përpiqen që të ndërtojnë një ekip me futbollistë që kanë një kosto të ulët. Së fundmi “Sportmediaset” raporton se kuqezinjtë kanë zgjedhur Ismael Bennacer si njeriun e duhur për mesfushën.

 

Oferta e parë e Milanit është 20 milionë euro, vetëm 5 milionë euro larg nga kërkesa 20 milionë euro e klubit të Empolit. Për të zgjidhur ngërçin në negociata mbetet vetëm një telefonatë e trajnerit Giampaolo, i cili mund të bëjë që diferenca të zgjidhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka ka nisur për vështirësitë që kuqezinjtë hasën në tratativat për të rrëmbyer Veretout nga Fiorentina. Maldini dhe Massara janë shumë përpara në tratativa me Empolin, për të veshur kuqezi Bennacer. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?