Milani reagon pas përjashtimit: E pranojmë vendimin e TAS

Pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (TAS) bëri publik vendimin për përjashtimin e Milanit nga kupat e Europës, erdhi menjëherë qëndrimi zyrtar i klubit milanez.

“Aksionari aktual mori pronësinë e klubit në korrik 2018, duke trashëguar humbje të konsiderueshme të akumuluara pasi pronari i mëparshëm i Milanit dështoi në shlyerjen e borxheve. Këto humbje dhe shkeljet shoqëruese të rregullave të FFP-së, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në pronësi të mëparshme, çuan në sanksione nga UEFA. Klubi njeh dhe respekton FFP. Klubi pranon se nuk ka zgjedhje tjetër përveç pranimit të sanksioneve, pasi kërkon të krijojë një rrugë që të kthehet në pajtueshmëri të plotë”, theksohet në qëndrimin e Milanit.

Klubi kuqezi sipas mediave italiane e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të apelojë vendimin e dhënë nga TAS dhe do të pranojë përjashtimin nga Europa League, teksa fajet i hedh mbi pronarët e mëparshëm, Li Yonghong dhe Silvio Berlusconit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?