FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miqësore e turpshme, futbollisti del nga fusha i përlotur pas ofendimeve raciste (VIDEO)

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur së fundmi në miqësoren mes Bochum-it dhe St Gallenit. Jordi Osei-Tutu është ofenduar në mënyrë raciale gjatë ndeshjes, duke e detyruar këtë të fundit që të ulet fillimisht në mesin e fushës dhe më pas të dal prej saj i përlotur.  Ai vendosi që të rikthej sërish në pjesën e dytë në fushë, teksa u shpreh se një prej kundërshtarëve e kishte ofenduar.

 

“Jam shumë i zhgënjyer që vazhdojnë abuzimet raciale. Askush nuk duhet të diskriminohet dhe është e vështirë të kuptohet se si një futbollist profesionist mund të sillet në këtë mënyrë. Arsenali dhe Bochum më kanë dhënë mbështetje të madhe dhe shpresoj që më në fund të tregojmë se racizmi nuk ka vend në futboll”, ka thënë futbollisti në një reagim për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi i St Gallen ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur mbështetjen për futbollistin dhe duke dënuar rastin në fjalë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?