Miqësore për tërmetin në Shqipëri me legjendat e Italisë, Greqisë dhe Turqisë
Mbështetja për termetin e 26 nëntorit në Shqipëri ka qenë e madhe nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia, teksa skuadra të ndryshme postuan mesazhe solidarizimi. Ndihma do të bëhet edhe më konkrete në ditët e para në ditët e para të vitit të ri 2020
Pikërisht më 10 janar, do të luhet një miqësore me pjesëmarrjen e veteranëve të Kombëtares shqiptare, atyre të Italisë kampione bote në 2006-ën, veteranëve të Turqisë pjesëmarrëse në botërorin 2002, si dhe veteranëve të Greqisë që triumfoi në “Euro 2004”.
Të ardhurat e biletave në “Air Albania Stadium” do të shkojnë në ndihmë të futbollistëve, të cilët janë prekur nga dëmtimet që shkaktoi tërmeti.
KOHA JONË SONDAZH

