Miqësoret ndaj Bjellorusisë, Bushi lë jashtë grumbullimit Kejdi Baren
Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi ka bërë publike sot edhe listën me disa afrime të tjera në vigjilje të ndeshjeve miqësore me Bjellorusinë në datat 5 dhe 8 qershor. Vetë trajneri i skuadrës ka thërritur lojtarë të tjerë edhe për shkak të rrethanave të ndryshme.
Për faqen zyrtare të FSHF, trajneri Alban Bushi citoi: “Për dy takimet e radhës miqësore kam vendosur që për arsye të ndryshme të thërras e të provoj elementë të tjerë. Kështu që, në ndryshim nga ndeshja me Bosnjën, tek sfidat e radhës kam thërritur për grumbullim lojtarë të tjerë. Kështu, futbollisti Kejdi Bare largohet për 2 ndeshjet miqësore në program dhe në vendin e tij është thërritur Çinari.
Bare është dëmtuar dhe për këtë arsye nuk mund të rrinte më. Rëndësia e këtyre ndeshjeve është të shikojmë ndonjë element të vlefshëm për sezonin tjetër. Besoj se aktualisht i fituam dy-tre lojtarë shumë cilësorë. E dinim që këto ndeshje miqësore do të ishin të vështira për ne për sa i përket rezultatit, sepse jemi një ekip pothuajse i ri dhe që po kërkojmë të ngremë një grup për eliminatoret e ardhshme. Kurse për sa i përket kundërshtarit është e kundërta”,- theksoi trajneri i skuadrës kombëtare U-21.
Lista e lojtarëve për dy takimet e radhës me Bjellorusinë:

KOHA JONË SONDAZH

