Miqësorja e bamirësisë, ja yjet që zbresin në “Air Albania Stadium” më 10 janar
“Arena Kombëtare” do të mirëpresë një ndeshje bamirësie. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se në fushën e blertë të stadiumit të sapo përuruar do të zhvillohet një turne miqësor në datë 10 janar.
Deri tani kanë konfirmuar praninë e tyre emra të njohur të futbollit botëror, ish-kampionë bote si italianët Giuanluca Zambrotta dhe Simone Perrotta, një nga protagonistët e Turqisë të Botërorit 2002, Hasan Sas, si dhe një nga “heronjtë” e Greqisë kampione të Europës në 2004, Giorgios Karagounis.
Turneu që do të shohë praninë e personazheve historikë të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë organizohet nga Sindikata e Futbollit, me mbështetjen e FSHF-së, dhe të ardhurat e biletave do të shkojnë tërësisht në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
KOHA JONË SONDAZH

