FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miqësorja me Norvegjinë, Panuçi fton edhe ish-talentin e Interit

Shqipëria do të luajë më 26 mars ndeshjen e parë miqësore për vitin 2018 ndaj Norvegjisë në “Elbasan Arena”. Trajneri Kristian Panuçi kërkon që ta shfrytëzojë këtë ndeshje për të provuar fubollistët e rinj, të cilët i ka në plan për kualifikueset në “Euro 2020”.

Një nga emrat e fundit që është zbuluar se do të jetë me kuqezinjtë është edhe sulmuesi Rey Manaj. Futbollisti i huazuar nga Interi te Granada në Spanjë nuk ka pasur shumë hapësira, por kjo nuk e ka ndalur Panuçin t’i japë një mundësi 21-vjeçarit për të treguar vlerat e tij.

Manaj është ftuar edhe më parë në Kombëtare nga De Biasi, duke u aktivuar madje edhe në kualifikueset e Botërorit kundër Izraelit për disa minuta. Lajmi i grumbullimit është konfirmuar nga mediat pranë klubit të Granadas. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?