FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Modric-Real Madrid, zbulohet sekreti me kontratën e kroatit!

Luka Modric ka firmosur prej kohësh rinovimin e kontratës me Real Madrid, këtë gjë e di dhe Inter, kjo është dhe arsyeja kryesore pse në mënyrë të papritur ndryshuan objektiv duke u fokusuar tek Ivan Rakitic. Mediat spanjolle zbulojnë këtë tratativë të ndodhur shumë kohë më parë, përpara se sa Modric të fitonte “Topin e Artë”.

Luka Modric - BALLON D'OR 2018

Mundo Deportivo shkruan se presidenti Perez duke qenë pranë presionin ziklatër dhe duke mos dashur të humbas një nga kolonat e ekipit, aktivizojë në mënyrë automatike opsionin në kontratë ku parashikohej zgjatja edhe më një tjetër sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Modric kishte një kontratë të vlefshme me Realin deri në vitin 2020 me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon, pikërisht në këtë pikë, Perez detyrojë mesfushorin kroat të firmoste kontratën e re, për më tepër ia ofrojë diçka të tillë përpara se Modric të mbante në duar “topin e artë”.

Swiss Digital Mobile Reklama
Rinovimi i kontratës u mbajt sekret nga të dy palët, në mënyrë që lojtarë të tjerë si Benzema e Kroos, të mos trokisnin në derën e presidentit Perez për të kërkuar të njëjtën gjë, rinovimin e kontratës. I vetmi që e ka dituar këtë detaj ka qenë Ivan Raktic, sigurisht i informuar nga miku i tij Modric, pasi Rakitic ka dashur të jetë i qartë, të vijojë apo jo tratativat për tu transferuar tek Inter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?